
Qeveria ka vendosur të lërë administratën pushim deri më 6 janar. Në mbledhjen e kësaj të hëne qeveria ka marrë vendimin për të lënë pushim administratën në datën 3 janar, pra të premten
Duke iu shtuar edhe fundjava administrata do të jetë pushim plot 5 ditë për t’u kthyer në detyrë në 6 janar.
“Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi caktimin e ditës së premte, datë 3.1.2025, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore. Dita e punës, e datës 3.1.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda gjashtëmujorit të parë të atij viti.
Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren zyrtare”, thuhet në vendimin e qeverisë të firmosur nga Belinda Balluku.
Lini një Përgjigje