TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shkurt 2024, 20:26

Kritikat ndaj Veliajt, a sinjalizoi sot Rama se po "plas" edhe në radhët e PS?

Shkruar nga Pamfleti

Kritikat ndaj Veliajt, a sinjalizoi sot Rama se po "plas" edhe në

Çuditërisht, nga një mbledhje e cila zgjati përreth 5 orë, rrodhi vetëm një lajm, ai i kritikave të Ramës ndaj Veliajt, sikur të ishte një mesazh që tregonte “kurbanin” e radhës të Rilindjes.

Ditën e sotme u mbajt Asambleja Kombëtare e PS-së, ku përveç diskutimeve për ristrukturimin e partisë dhe nisjes së përgatitjeve për zgjedhjet e vitit 2025, nxorën ‘kokën’ dhe përçarjet brenda socialistëve.

Deri më tani vëmendja e trazirave brenda llojit ka qenë te PD-ja, por duket se ujërat janë trazuar edhe në PS. 

Gjatë mbledhjes së Asamblesë, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, Rama sulmoi Veliajn, Xhaçkën dhe po ashtu disa emra të tjerë që deri dje i kishte afër, por që kanë mbetur të pakënaqur.

Është folur shpesh për klane në PS dhe Rama sot dha për herë të parë sinjalin se mund të jemi para "luftës" së madhe.

Drejtuesi i qarkut të Tiranës për PS-në, Erjon Veliaj, thuhej se ishte kritikuar për performancën e tij në zgjedhjet lokale që u mbajtën në Kavajë, ku dhe socialistët humbën bashkinë.

Madje thuhet se Rama i është drejtuar Veliajt me fjalët: “Ç’janë këto mbledhje kot që bën, je bërë si OJF” duke iu referuar organizimit të keq të punës.

Edhe pas daljes së tij nga Asambleja, Rama nuk i mohoi kritikat ndaj të tijve, por u mundua t’i përgjithësonte ato, duke mos treguar për raste specifike.

Çuditërisht, nga një mbledhje e cila zgjati përreth 5 orë, rrodhi vetëm një lajm, ai i kritikave të Ramës ndaj Veliajt, sikur të ishte një mesazh që tregonte se ndoshta Veliaj mund të ketë fatinë atyre të cilëve deri dje u bënte “gropën”.

Bërja jehonë e kritikave ndaj Veliajt, ishte gjithashtu një mesazh i qartë për socialistët, se cili nga grupet që “lufton” për pushtet brenda Partisë Socialiste, nuk duhet mbështetur.

Thënë këto, nuk do të ishte aspak habi që me skandalin e inceneratorëve që është kthyer në një makth për “Rilindjen”, Rama të hidhte në duart e drejtësisë Veliajn për të mbyllur një herë e mirë këtë çështje.

Deklaratat e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj duket qartë që kanë tronditur qeverinë dhe gjithë PS-në, e cila nuk ka guxuar që të komentojë asnjë nga deklaratat e tij. Madje edhe kryeministri sot nuk pranoi të komentonte deklaratat e ish nr-2, të qeverisë së tij, duke thënë se me këtë çështje merret drejtësia.

Por nga ana tjetër, duket se SPAK-u nuk mund të qëndroj më i heshtur për aferën e inceneratorëve pas deklaratave të Ahmetajt, i cili mund të nxjerr në të ardhmen dokumente që faktojnë akuzat e tij. Gjë që më pas do të minonte komplet besimin e qytetarëve të drejtësia e re, nëse ajo nuk reagon tani dhe shpejt.

Gjithashtu dhe ardhja e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë dhe takimi i tij me Altin Dumanin, mund të rris presionin ndaj SPAK-ut për të goditur lart në hierarkiken e korrupsionit.

Ndodhur në këto kushte, duket se Rama po ju paraprinë të gjithë skenarëve të mundshëm. Dhe pikërisht sot, Rama dha sinjalet se ndoshta është gati të lëshojë bashkëpunëtorin e tij.

Veliaj prej vitesh ka tentuar të krijojë një klan të vetin në PS, por tani që dosja i është hapur në SPAK, Rama ja dha sinjalin se ai është si gjithë të tjerët, nëse punon pas shpine dihet se ku përfundon. / Pamfleti

veliaj

Lini një Përgjigje