
Analisti Lorenc Vangjeli, ka komentuar fitoren e Donald Trump si Presidenti i 47-të i SHBA-ve dhe lidhjen e këtij të fundit me politikën shqiptare.
I ftuar në studion e emisionit Log, në News 24, Vangjeli u shpreh se opozita nuk i ka mundësitë shumë të larta për të ardhur në pushtet, referuar faktit që Berisha ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Sakaq, ai shtoi se “në një vend kaq të madh siç janë SHBA, ne mund të bëhemi të mëdhenj gjithashtu, duke përafrazuar sloganin e z.Rama, me një Amerikë të madhe përsëri, ne mund të bëhemi të mëdhenj nëse e kuptojmë sa të vegjel e modestë jemi.”
Për mundësitë e heqjes së non-gratës së Berishës, Vagjeli tha se kushti i vetëm për heqjen e “non grata-s” është që Berisha të fitojë zgjedhjet. Më tej ai ka ironizuar ish kryeministrin teksa tha se Berisha duhet të kalojë një herë oqeanin për të fituar besimin e shqiptarëve dhe më pas të mendojë për non gratën.
"Nëse ju e shumë kush në Tiranë, për fat të keq, ende, dikush e thotë me zë të lartë, dikush mendon, dikush e shpreson të ndodhë, dikush i duket se është një gjë e pashmangshme…duken që shanset e opozitës për të ardhur në pushtet janë minimaliste.
Ajo që do thënë, që është kryesorja, në një vend kaq të madh siç janë SHBA, ne mund të bëhemi të mëdhenj gjithashtu, duke përafrazuar sloganin e z.Rama, me një Amerikë të madhe përsëri, ne mund të bëhemi të mëdhenj nëse e kuptojmë sa të vegjel e modestë jemi.
Një nga arsyet e heqjes së non gratës është nëse vjen në pushtet. Berishës i duhet fillimisht të kalojë me not këtë oqeanin për të fituar besimin e shqiptarëve që të fitojë zgjedhjet, pastaj mund të shpresojë për heqjen e ‘non grata’ nga SHBA", tha Vangjeli.
Lini një Përgjigje