
Nga kontrollet, 2 prej tyre ka rezultuar me probleme dhe po kthehet mbrapsht në Itali, ndërsa 7 të tjerët mësohet se do transferohen në kampin e Gjadrit.
Pas 9 orësh pritje në Portin e Shëngjinit, 8 emigrantët e ardhur ditën e sotme nga Italia, kanë përfunduar procesin e verifikimit.
Nga kontrollet, një prej tyre ka rezultuar me probleme dhe po kthehet mbrapsht në Itali, ndërsa 6 të tjerët mësohet se do transferohen në kampin e Gjadrit. Aty do të ndiqen edhe procedurat e tjera.
Emigrantët e ardhur në Shqipëri janë nga Egjipti dhe Bangladeshi dhe mësohet se janë kapur në ujërat italiane. Kjo është hera e dytë që anija patrulluese e marinës italiane “Libra” ka marrë rrugën drejt Shqipërisë, për të zbarkuar këtë herë në portin e Shëngjinit.
Megjithatë, mbetet ende për t’u parë nëse 6 të mbeturi në Gjadër do të vendosen në kape, apo do të kemi serish ndërhyrje nga ana e gjykatës për transferimin e tyre mbrapsht në Itali.
Pas vendimit të Gjykatës së Romës për ndalimin e dërgimit të emigrantëve në Shqipëri dhe kthimin e tyre në Itali, Këshilli i Ministrave në Itali ka miratuar një dekret ligjor për këtë çështje.
Masa synon të kapërcejë ngërçin e krijuar nga vendimi i gjyqtarëve për të mos vleftësuar mbajtjen e disa azilkërkuesve në qendrën e pritjes së Gjadrit për shkak se vijnë nga vende të pasigurta.
Nëse do të kemi sërish probleme, kjo do të ishte e tepërt për qeverinë Italiane dhe kryeministren Meloni e cila u përball me një lum akuzash nga ana e opozitës për shpenzimet e majme dhe pa rezultat./Pamfleti
Lini një Përgjigje