TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2023, 11:29

5.4 milionë euro përfitim/ Dividentët që 'kryqëzojnë' Jamarbër Malltezin në dosjen e SPAK

Shkruar nga Pamfleti

5.4 milionë euro përfitim/ Dividentët që

SPAK vë në dukje në dosje se “i vetmi investim” i Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Sali Berishës në rastin e ish- kompleksit Partizani ishin lidhjet e tij që do të bënin të mundur për pronarët kthimin e pronës dhe shfrytëzimin e saj për ndërtim.

Sipas SPAK, me këtë cilësi, Malltezi ka firmosur me pronarët e tokës dhe ka përfituar në finale 5.4 milionë euro.

“Në tabelën e tretë përmbledhëse reflektohet përfitimi në natyrë i konvertuar në një vlerë monetare prej 1 250 815 euro ose 150 097 800 lek. Më konkretisht një njësi shërbimi prej 548.9 m2 dhe apartamente me një sipërfaqe prej 502.9 m2”

Në përfundim arrihet në konkluzionin se përfitimi total i shtetasit Jamarbër Malltezi në para dhe në natyrë, i shprehur në vlerë monetare është 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro, ndërkohë që ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbeshtetur në prova se ka investuar vetem shumën prej 45 128 euro. 

Ndër të tjera, kjo gjë mbështetet edhe nga deklarimet e vetë shtetasit Fatmir Bektashi i cili, këmbëngul që shtetasit Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja nuk kanë investuar (duke nënkuptuar investime për ndërtime që është edhe logjika e krijimit të shoqërisë Homeplan)" shkruhet në dokument." 

Në dosje evidentohet dhe dividenti që "Homeplan" i ka shlyer Malltezit, apo Abit siç e shkruajnë shkurt.

Në excel është janë bërë shënimet.

"Për ti kthyer Abit 45,128.94 Euro- Kalim i kryer në 2012 nga JM në Homeplan 44,126.7 Euro-shtesë sipërfaqe takuese si bashkëpronar për ti kaluar Abit 1,250,815 Euro - "Marre me teper sip.takuese tek ARA 11-kateshi, duhen kthyer ose zbritur nga llog.e dividentit"

150,097,800-"Kati i pare dhe i dyte tek 11 kateshi, do vendoset si do trajtohet, si ardhur apo do zgjidhet ndryshe"

Totali i detyrimit që Homeplan ka ndaj Abit - 5,420,345.02 Euro, nga të cilat i janë paguar 4,258,785.66 Euro; sipërfaqe të marra më shumë 1,250,815 Euro dhe për tu paguar 89,255.64 Euro.

- Materiali i ruajtur me emërtimin "Për sistemim të faturave" ka pasqyruar vlerat

dhe shënimet si vijon; Viti 2017- Abi-90,000 fatura do të ndahen si vijon 36,000 (FB), 41,500 (JM) dhe 22,500

(XHB)

Cash

Abi-72,000" Cash-sistemimi i 120K në mars 2017"

Abi- 141,786.41

213,786.41

-Dokument në format word me emërtimin "Rakordim_Eralda_08.02.2022", autori i këtij dokumenti është "Hewlett-Packard-Company", përmbajtja e këtij dokumenti është krijuar më datë 08.08.2022, ora 10:37; është ruajtur për herë të fundit më datë 08.08.2022 ora 14:09; është printuar më datë 08.08.2022 ora 13:39, koha totale e editimit të dokumentit është 00:47:00. Dokumenti në word ka të dhëna për vitet 2010- 2021, u printuan dhe u bashkalidhën këtij procesverbali. Dokumenti në word ka përmbajtjen si vijon;

Materiali i ruajtur me emërtimin "Div. Abi" është pasqyruar dividenti i shtetasit Jamarbër Malltezi së bashku me disa shënime".

5.4 milionë euro përfitim/ Dividentët që5.4 milionë euro përfitim/ Dividentët që

spak jamarbër malltezi

Lini një Përgjigje