TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2023, 10:18

Ardi Veliu jep dorëheqjen nga drejtimi i AMP

Shkruar nga Pamfleti

Ardi Veliu jep dorëheqjen nga drejtimi i AMP

Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gjatë ditës së sotme, Ardi Veliu ka zhvilluar mbledhje me vartësit e tij, ku i ka bërë të ditur largimin e tij nga AMP.

Gjithashtu lajmin e konfirmoi personalisht vetë për mediat Veliu, i cili deklaroi se: “Po e dorëzova dorëheqjen, më në fund”.

Lajmi qarkulloi në media edhe disa ditë më parë, ndërsa nuk ishte zyrtarizuar ende dorëheqja e tij. Për largimin e tij nga ky post nuk ka asnjë njoftim zyrtar as nga AMP apo Ministria.

Ende nuk dihen arsyet që e çuan Veliun në dhënien e dorëheqjes nga drejtimi i AMP, post të cilin e mbante prej gati një viti. 

Ardi Veliu u emërua në krye të AMP-së në shtator të vitit 2022. Më herët Veliu ka qenë në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit si dhe atë të zv.ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës.

 

amp ardi veliu doreheqje

Lini një Përgjigje