Ka ndërtuar falas pallatin e Linda Ramës, ndërsa pas ardhjes së PS në pushtet, u emërua Komandant i Gardës ku po sundon prej 11 vitesh. Firma e tij “2T” Sh.p.k ka marrë 183 milionë Euro tenderë e koncesione për 13 HEC-e, ndërsa Vettingu e shkarkoi, por me urdhër të Bablokut, shefat e vetting Sandër Lleshaj e Muhamet Rrumbullaku i SHÇBA, falsifikuan raportin hetimor dhe e lanë në detyrë...
Ditën e mërkurë më 18 tetor 2023, kryeministri Edi Rama, si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, ka futur në listën e lejeve të zhvillimit e ndërtimit edhe kompaninë ndërtuese në pronësi të Komandantit të Gardës, Gramos Sako, të cilin e vartësit e quajnë “Beu i Gardës”, mbasi ka hyrë në vitin e 11-të radhazi në këtë detyrë.
Është leja koncesionare me afat 35 vite, për ndërtimin dhe shfrytëzimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike në zonën e Topojës të Fierit, dhënë kompanisë “2T” Sh.p.k të kreut të gardës, Gramos Sako, të cilën formalisht e ka kaluar me letra te vëllai i tij Artan Sako.
Bashkë me këtë firmë, për t’u dukur sikur koncesionin dhe lejen e ndërtimit e kanë dy kompani të ndryshme, kreu i Gardës, ka futur dhe firmën fantazmë “2B-1979” Sh.p.k që është degë e firmës së tij “2T” Sh.p.k, madje administrator ka Bledar Broshkën, përgjegjës te Qendra e Shërbimit të Automjeteve të Policisë së Shtetit e Gardës.
Sa për kujtesë, kompania “2T” Sh.p.k e Gramos Sakos, ka ndërtuar falas pallatin 4 kate të Linda Ramës mbi një lulishte pranë Institutit të Higjienës në Tiranë.
Pas ardhjes së PS në pushtet më 2013-ën, Gramos Sako u emërua Komandant i Gardës, ku ka shumë skandale me tenderët, punësime trafikantësh, zhdukje e 8 armëve të gardës që u përdorën më 21 janar 2011 si dhe zhdukja e provave të gjoja vetë-vrasjes së shoferit të Fatmir Xhafajt brenda mjediseve të Gardës.
Ndërsa firma e tij “2T” Sh.p.k, gjatë në 10 viteve pushtet të Edi Ramës, ka marrë 183 milionë Euro tenderë dhe koncesione me afat 35 vite për 13 HEC-e, në ortakëri me oligarkët Rrok Gjoka e Arbër Abazi dhe me një person të quajtur Abdulaziz Alarifin nga Arabia Saudite.
Ishte Babloku, ai që e kaloi komandantin e Gardës në vettingun e policisë, mbasi realisht ai u shkarkua, por komisioni i vettingut që varej nga ministri Sandër Lleshaj dhe Muhamet Rrumbullaku i SHÇBA, urdhëruan anëtarët e komisionit të falsifikonin raportin e hetimit.
Dhe nuk e shkarkuan, megjithëse iu zbuluan afro 1 milionë Euro me burim anonim; pasuri të pa justifikuara; ushtrim biznesesh mjekësore e bar-restorante të regjistruara në tatime; vendimi i arrestimit në dhjetor 1996 për organizim prostitucioni në vilat qeveritare; dhe ndryshimi i emrit nga Gramoz Saka në “Gramos Sako” pas emërimit në krye të Gardës në tetor 2013./Pamfleti
Lini një Përgjigje