TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Dhjetor 2024, 17:53

34-vjetori i Lëvizjes Studentore, Spahiu zbulon kush i eleminoi dhe largoi 337 themeluesit e PD

Shkruar nga Pamfleti

34-vjetori i Lëvizjes Studentore, Spahiu zbulon kush i eleminoi dhe largoi

Juristi Kreshnik Spahiu ka folur lidhur me 34-vjetorin e lëvizjes studentore, e cila solli përmbysjen e regjimit komunist.

Spahiu e cilësoi si një ndryshim paqësor, pasojë e zhvillimeve në Evropën Lindore, ndërsa theksoi se studentët nuk ishin iniciatorët kryesorë, por një pjesë e një procesi më të gjerë.

“8 dhjetori i konsumuar përdoret dhe keqpërdoret për 34 vite. Do doja të risillja disa fenomene që nuk janë përmendur për shumë vite. Ne shqiptarët kemi qenë të fundit në çdo fenomen evropian. Të fundit për pavarësinë, për shtetin e pavarur, të fundit për tu bashkuar, për të larguar sistemin komunist, të fundit për integrim në Evropë. Ne ishim të fundit sepse ndryshimi i regjimit politik nuk erdhi nga iniciativa e studentëve. 8 dhjetori erdhi si rrjedhojë kronologjike e disa ndryshimeve në Evropën Lindore  dhe i kishte ardhur radha Shqipërisë. Kjo është arsyeja që 8 dhjetorit që ndodhi aq shumë paqësor. Për hir të vërtetës në protestat e 8 dhjetorit, kur ne u organizuam në sheshin e Studentit dhe marshuam në rrugën e Elbasanit u ndalëm një kohë derisa u rrahëm nga policia dhe riorganizuam në Qytet Studentit për 4 5 ditë resht deri në krijimin e PD”, tha Spahiu për “Report Tv”.

Spahiu vlerësoi se regjimi komunist nën drejtimin e Ramiz Alisë nuk shkaktoi viktima gjatë protestave, por denoncoi përplasjet e mëvonshme brenda politikës dhe eliminimin e figurave historike nga pluralizmi shqiptar.

“Për hir të vërtetës Ramiz Alia diktatori i fundit, nuk vrau asnjë student, asnjë të ri, asnjë nga ne, asnjë në sheshin e Qytet Studenti as në rrugën e Elbasanit. Më pas janë vrarë protestues nga qeveri të ndryshme. Jemi dhunuar, rrahur por nuk është vrarë asnjë nga ne. Ishte ndryshim paqësor si pasojë e disa bisedave dhe negociatave. Nga ato protesta lindi një parti e re që hapi vigjiljen e pluralizmit në Shqipëri", u shpreh ai.

Më tej vuri në dukje se si asnjë nga themeluesit e PD-së nuk është më në politikë, përveç Sali Berishës.

"Asnjë nga themeluesit e PD-së, përveç njërit nuk është më në politikë, të 337 themeluesit janë larguar, eliminuar. Hedhur rrugëve, pa punë, zbuar nga Shqipëria. Kemi listën e plotë, fatkeqësisht. Ndodhet vetëm një njeri. Nuk është pjesëmarrës, erdhi më vonë. Sali Berisha. Gjithë largimet, zbimit i takojnë iniciativës së tij, siç bëri Enver Hoxha, që eliminoi gjithë shokët e tij. Mjafton të të lëmë rrugëve dhe të djegim karrierën”, tha juristi.

 

Lini një Përgjigje