TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Dhjetor 2024, 10:16

Dita Kombëtare e Rinisë, ambasada e SHBA: Jemi pranë jush në rrugën drejt BE-së!

Shkruar nga Pamfleti

Dita Kombëtare e Rinisë, ambasada e SHBA: Jemi pranë jush në

Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri ka kujtuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. Me anë të një mesazhi në Facebook, ambasada shkruan se studentët e dhjetorit, u  ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Europës duke shënuar rënien e tij dhe duke formësuar të ardhmen e kombit.

Ambasada amerikane thekson mbështetjen e saj për të ardhmen e Shqipërisë dhe rrugën drejt anëtarësimit në bllokun europian.

“Sot, Shqipëria feston Ditën Kombëtare të Rinisë, duke shënuar 34 vjet që kur studentët dhe të rinjtë shqiptarë u ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Europës, duke shënuar rënien e tij dhe duke formësuar të ardhmen e kombit. Më 8 dhjetor kujtojmë ata që luftuan për demokraci. Rinia e sotme vazhdon të formësojë të ardhmen e Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ju ndërsa ecni përpara në rrugën tuaj drejt anëtarësimit në BE”, shkruan ambasada amerikane.

dita kombetare e rinise ambasada e shba

Lini një Përgjigje