TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Janar 2024, 21:01

'21Janarin'/ Lorenc Vangjeli: Shqipëria e ka detyrim vendimin e Gjykatës së Strasburgut

Shkruar nga Pamfleti
'21Janarin'/  Lorenc Vangjeli: Shqipëria e ka detyrim vendimin e
Lorenc Vangjeli dhe Sali Berisha

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut ka dalë në një përfundim në lidhje me vrasjen e Aleks Nikës në protestën e 21 janarit të vitit 2021, i cili u vra nga plumbat e Gardës, ku nënvizohet se ka dy shkelje: që shteti ka përgjegjësi për vrasjen e më pas moszbardhjen e vrasjes.

Për këtë analistin Lorenc Vangjeli, ka deklaruar se ky vendim është detyrues.

“Vendimi i gjykatës së Strasburgut është detyrues për shtetin shqiptar. Ka fuqinë e ligjit në Shqipëri vendimi i Strasburgut”, tha ai në ‘Kontrast’

Çfarë vendosi Stasburgu?

Gjykata e Stasburgut ka dhënë vendimin për Aleks Nikën, duke dalë në përfundimin se ka dy shkelje në këtë çështje: vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes! 

Këto janë shkelje të dy aspekteve të së drejtës së jetës, thuhet në vendimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjykata ka gjetur mangësi në ligjin për përdorimin e armëve në operacionet e kontrollit të turmës. Sipas gjykatës, shteti dështoi të kontrollojë ngjarjen dhe përdori forcën vdekjeprurëse nga oficerët e Gardës Kombëtare që rezultoi në vdekjen e Nikës.

“Ligji i kohës dhe plani i masave të Gardës ishin me shkelje që nuk garantonin jetën. Pra, shteti ka përgjegjësi për vrasjen. Gjithashtu, moszbardhja e ngjarjes është shkelje.

Nuk ka dëmshpërblim, sepse nuk ka dashur Mark Nika që e ndoqi vetë çështjen.

Hetimi duhet të bëhet dhe dënohet fajtori, kushdo qoftë, si dhe duhet kontrolluar ligji i ri për armët, nëse i përmbush standardet”, thotë Gjykata e Strasburgut në vendimin e saj.

Aleks Nika mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bashkë me 3 protestues të tjerë. Familjarët e Nikës dërguan padi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Ndërkohë, dy vite më parë, Prokuroria e Tiranës rihapi hetimin për vrasjen e Aleks Nikës. Megjithatë, familjarët e Nikës janë të zhgënjyer nga drejtësia shqiptare, ndërsa janë shprehur “Prokuroria po luan ping pong” me dosjet. Ndaj, ata iu drejtuan Gjykatës së Strasburgut.

sali berisha vangjeli 21 janari vendimi i gjykatës së strasburgut

Lini një Përgjigje