TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Janar 2024, 20:16

Mesazhi anonim në telefon, policia thirrje përdoruesve të 'Apple’: Kujdes, mos plotësoni asnjë formular

Shkruar nga Pamfleti

Mesazhi anonim në telefon, policia thirrje përdoruesve të

Policia u ka bërë një tjetër thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes nga mashtrimet në mesazhet që ju vijnë në celularët e tyre.

Në vijim të njoftimit të ditës së djeshme, të strukturave të Hetimit të Krimeve Kibernerike, i cili bënte fjalë për mesazhe (iMessage), që iu dërgohen nga adresa të ndryshme iCloud, përdoruesve të Apple, ju informojmë se:

Autorët që dërgojnë këto mesazhe, për të fituar besueshmëri, përdorin emërtimet e institucioneve të ndryshme shqiptare, siç është rasti i fundit i konstatuar, nga një adresë joreale e Postës Shqiptare.

Në asnjë rast mos klikoni dhe mos plotësoni formularë, pa u siguruar që faqja nga e cila jeni kontaktuar, është faqja zyrtare e institucionit.

Nëse ju ka ardhur një mesazh i tillë dhe ju keni shpërndarë të dhënat tuaja personale apo nëse jeni mashtruar nga një aktivitet i tillë, ju ftojmë të paraqiteni pranë zyrave tona.

Pas policisë së Tiranës, edhe institucione të tjera u bëjnë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes nga mashtrimet në mesazhet që ju vijnë në celularët e tyre.

Posta Shqiptare e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tregon rastet që përfshijnë këtë institucion pro që nuk janë të vërteta.

AKCESK, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetik bënë të ditur se këto sulme kanë për qëllim vjedhjen e informacioneve personale, shpërndarjen e linqeve keqdashëse drejt qytetarëve shqiptare dhe infrastrukturave kritike.

Ky institucion i bën thirrje qytetarëve të rrisin nivelin e vigjilencës ndaj mesazheve të dyshimta, email-eve, dhe thirrjeve telefonike.

mesazhi anonim në telefon

Lini një Përgjigje