Juristi Romeo Kara, personi i cili denoncoi publikisht aferën CEZ-DIA, ka komentuar marrjen në pyetje të gazetarit Fatos Mahmutaj në SPAK.
Juristi tha se Mahmutaj përmes intervistës me Vojsava Ismailajn, bashkëshorten e Kastriot Ismailajt pronar i Kompanisë DIA i vetmi i ndëshkuar për këtë aferë, ka treguar fakte dhe prova që implikojnë Ilir Metën.
Sipas juristit, Mahmutaj është marrë në pyetje për të bërë verifikimin e intervistës.
"Mendoj se është për Cez Dia-n. Është një pjesë shumë e rëndësishme e atij procesi. Është personi që i ka vënë kapakun bindjes time për rolin e Metës në atë aferë. Besoj po bëhet verifikimi i intervistës që ka bërë. Hetimet ndodhen në fazën që po verifikohen sa të vërteta dhe të qenësishme janë faktet dhe provat. Po avancohet në fushën e investigimit. Besoj se jemi në momentet e fundit të investigimit", tha ai në një intervistë në "Studio Live".
Gazetari Fatos Mahmutaj po dëshmoi në SPAK në lidhje me aferën CEZ-DIA që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 414 milionë euro, dosje në të cilën janë të akuzuar kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, si dhe Sali e Shkëlzen Berisha.
Ai u mor në pyetje në lidhje me një intervistë që i ka marrë Vojsava Ismailajt (në shkurt të vitit 2017), bashkëshortes së Kastriot Ismailajt pronar i Kompanisë DIA i vetmi i ndëshkuar për këtë aferë.
Lini një Përgjigje