TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Janar 2024, 20:51

'Dikush qëlloi nga tarraca e Kryeministrisë', gazetari i plagosur në 21 Janar zbulon detajet e masakrës në bulevard

Shkruar nga Pamfleti
'Dikush qëlloi nga tarraca e Kryeministrisë', gazetari i
Fatos Mahmutaj

Gazetari Fatos Mahmutaj ka deklaruar se ka dëshmuar në Prokurori lidhur me ngjarjen e 21 Janarit.

Ai ka zbuluar se përveç Agim Llupos, qëlloi nga taraca e kryeministrisë dhe shefi i sigurisë.

“Në të njëjtin moment janë qëlluar pothuajse të gjithë. Intervalet janë pothuajse pak sekonda nga njëri-tjetri. Unë i kam parë dy personat që kanë identifikuar, më vonë i kam identifikuar. Agim Llupo ishte me maskë, plus nuk e njihte njeri.

Unë kam parë dy persona, flaka e armëve të të cilëve u bë një lloj mjergulle. U errë dhe flaka e armëve dallohej qartë. Agim Llupo, e kishte të dirigjuar tytën e armës drejt nesh. Ndërkohë, nga taraca e kryeministrisë me kënd sipër, dikush tjetër qëlloi. E kam parë vetë. Më vonë më thanë që ky është shefi i sigurisë, që ka qëlluar me pistoletën e Andrea Prendit. Unë e kam dëshmuar këtë në prokurori”, tha gazetari në “Real Story”.

Gazetari Fatos Mahmutaj dëshmoi paraditen e sotme në SPAK në lidhje me 21 Janarin.

 

fatos mahmutaj spak 21 janari

Lini një Përgjigje