TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Maj 2026, 10:59

20 milionë lekë garanci, Ilir Beqaj kërkon lirinë në Apelin e Posaçëm

Shkruar nga Pamfleti
20 milionë lekë garanci, Ilir Beqaj kërkon lirinë në
Ilir Beqaj kërkon lirinë në Apelin e Posaçëm

Ish ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e GJKKO që rrëzoi kërkesën e tij për zëvendësim të masës së sigurisë, në këmbim te garancisë pasurore.

Beqaj ofroi edhe garanci pasurore 20 milion lekë të  për zbutje të masës së sigurisë duke përdorur si argument edhe vendimin e unifikuar u Gjykatës së Lartë për ndryshimin e praktikës për arrestin me burg.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u arrestua më 4 korrik të 2024 në bazë të hetimeve në lidhje me dosjen e SPASPAC, si i dyshuar për shpërdorim të fondeve europiane në kohën kur drejtonte Agjencinë për Koordinimin e ndihmave Europiane.

Pasi u mor në hetim nga SPAK, ish-ministri Ilir Beqaj, dha dorëheqjen nga detyra e drejtorit për Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur edhe si State Agency for Strategic Programming and Aid Coordination (SASPAC).

Së bashku me Beqajn, në dosjen e SASPAC të pandehur gjithashtu janë Ermal Kurtulaj, Bledar Leka, Gazmend Haxhia dhe Mira Topçiu.

Dosja e ‘SASPAC'

Në dosjen “SASPAC”, SPAK akuzon Beqajn për 6 vepra penale në 27 episode. Akuzat përfshijnë korrupsion në 2 raste, shkelje të barazisë në tendera në 8 raste, falsifikim dokumentesh në 9 raste, mashtrim me pasoja të rënda në bashkëpunim dhe fshehje pasurie në 3 raste. Hetimet lidhen me kohën kur ai drejtonte agjencinë që menaxhonte fondet e BE-së.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i vetëm për të cilin Beqaj akuzohet nga SPAK. Ish-ministri po gjykohet paralelisht në Gjykatën e Posaçme për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” në formën e grupit të struktururuar kriminal, gjatë nënshkrimit të kontratës koncesionare të “Sterilizimit”.

Lidhur me këtë çështje, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 6 vite burg ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Me 6 vite burg biznesmenin Ilir Rrapaj. Marsela Sejranajt, Saimir Kadiu, Petref Mersini dhe Arben Gjata u dënuan me 3 vite e 6 muaj burg. Ndërsa Naile Ajazi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg.  Të gjithë përfituan ulje dënimi pasi kërkuan gjykim të shkurtuar.

Ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, po gjykohet veçmas me procedurë të zakonshme, jashtë kësaj pjese të dosjes që tashmë është mbyllur.

ilir beqaj kërkon lirinë në apelin e posaçëm

Lini një Përgjigje