Zona ku u gjet lënda plasëse është në afërsi të pallatit ku banon së ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ndërkohë që hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.
Një sasi lëndë plasëse është gjetur mbrëmjen e djeshme (20 maj) në qytetin e Durrësit.
Kalimtarë të rastësishëm informuan Policinë vendore pasi panë lëndën e dyshimtë në zonën e frekuentuar të 'Velierës'", pikërisht te shkallët e saj, rreth 50 metra distancë nga banesa e ish-kryebashkiakut të Vangjush Dako, e lënë në rrugë nga persona të paidentifikuar dhe rrethana të paqarta.
Bëhet fjalë për një sasi eksplozivi,e cila u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga forcat e specializuara xheniere.
Zona u rrethua nga forcat e policisë në vendngjarje, duke krijuar perimetër sigurie për qytetarët.
Ndër veprimet e para nga hetuesit ka qenë këqyrja e pamjeve nga kamerat e sigurisë.
Ndërkohë perimetri i sigurisë u mbajt i vendosur deri në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa kontrollet vijuan përgjatë gjithë natës nga forcat e policisë dhe grupi hetimor.
Hetimet janë në vijim për të sqaruar rrethanat dhe origjinën e lëndës së dyshuar.
Lini një Përgjigje