TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Maj 2025, 21:39

“Një grup komandosh tentuan ta vrasin në zyrë”/ Ervin Karamuço tregon atentatin ndaj Sali Berishës: Një person humbi jetën

Shkruar nga Pamfleti

“Një grup komandosh tentuan ta vrasin në zyrë”/

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka folur këtë mbrëmje në një emision mbi atentatet që u janë bërë politikanëve.

Ai ka marrë si shembull një atentat ndaj Sali Berishës, duke cilësuar si më të rrezikshmin. Atentati ka ndodhur në mars të vitit 1997, ku një grup komandosh kanë sulmuar Presidencën për të vrarë Berishën.

Në detyrë rrezikun e ka pasur Sali Berisha. Për tu vrarë në zyrë, brenda në Presidencë. E ka pasur në mars të 1997. Është folur shumë pak. Një grup komando i veshur me uniforma, ka sulmuar Presidencën. Më 7 mars. Njëri ka vdekur. Ata kanë dashur të futen brend për ta vrarë. Nuk e di pse nuk u zbardh. Nga vinin dhe kush ishin, ishin shqiptarë apo të huaj. Rast kemi Shkalnurin, etj”, tha ai në “Top Story”.

 

Lini një Përgjigje