TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Mars 2023, 17:06

Zënka banale me drejtorin, “spiuni” dhe miliona euro në xhep, zbulohet shifra e çmendur që do të përfitojë Nagelsman pas shkarkimit nga Bajerni

Shkruar nga Pamfleti

Zënka banale me drejtorin, “spiuni” dhe miliona euro në

Bajerni i Mynihut ka vendosur të largojë Julian Nagelsman nga drejtimi i skuadrës dhe sot pasdite është takuar me teknikun për të ndërprerë përfundimisht marrëveshjen me të. Një vendim i cili do t’u kushtojë shumë shtrenjtë kampionëve të Gjermanisë.

Shkak i largimit të Nagelsman është bërë një zënkë që përflitet se ka ndodhur mes tij dhe Hasan Salihamixhiç, pasi ky i fundit nuk ka pëlqyer deklaratat publike të teknikut sa i përket informacioneve që rridhnin nga dhomat e zhveshjeve. Një zënkë banale, por që sjell largimin e teknikut nga detyra, për t’u zëvendësuar nga Tomas Tuhel.

Vendimi do i kushtojë shumë shtrenjtë bavarezëve, pasi Nagelsman përfitonte rreth 8-9 milionë euro në sezon nga kontrata e tij dhe kishte firmosur deri në vitin 2025. Sipas “Bild”, prishja e marrëveshjes me të, si dhe me asistentët e tij, do t’i kushtojë Bajernit rreth 30 milionë euro. Një kosto shumë e lartë për t’u paguar për një zënkë, të cilës i bashkohen edhe shpenzimet për Tuhel dhe stafin e tij, të cilët do të nënshkruajnë po deri në vitin 2025.

julian nagelsman bajerni i mynihut

Lini një Përgjigje