Sfida e së hënës mes Polonisë dhe Shqipërisë në Varshavë do t’i besohet arbitrit slloven Slavko Vinçiç.
Emri i tij nuk është i panjohur për Kombëtaren shqiptare, duke parë që ai ishte pikërisht arbitri që vendosi drejtësi në sfidën Shqipëri-Francë në vitin 2019, kur u përurua dhe stadiumi “Air Albania”.
Ndihmësit e tij do të jetë Tomas Klançnik dhe Andraz Kovaçi.
Vinçiç ka drejtuar shumë ndeshje të rëndësishme në rangun europian, me kulmin që e arriti vitin e kaluar në finalen e Ligës së Europës midis Aintrahtit të Frankfurtit dhe Rejnxhërsit.
Vinçiç nuk është një emër i panjohur. Nje kuriozitet që lidhet me të është se në vitin 2020 u arrestua gabimisht nga policia me akuzat për prostitucion dhe trafik droge, por shumë shpejt u lirua pasi bëhej fjalë për një person tjetër.
Lini një Përgjigje