TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Mars 2023, 22:25

Anglia me goleador të ri, Herri Kejn realizon golin historik me kombëtaren e “3 Luanëve”

Shkruar nga Pamfleti

Anglia me goleador të ri, Herri Kejn realizon golin historik me

Anglia nuk është mjaftuar vetëm me golin e parë, ndaj italianëve dhe në minutën e 43 gjeti sërish rrugën e rrjetës.

Pas një penalltie të akorduar në favor të “ishullorëve”, Herri Kejn ekzekutoi në mënyrë të përsosur penalltinë duke i çuar shifrat në 0-2.

Por ky nuk ishte thjesht goli i radhës për sulmuesin e Totenhemit, i cili ka shkuar në kuotën e 54 golave për kombëtaren e “3 Luanëve” dhe duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në historinë e tyre.

Kejn mbrëmjen e sotme kaloi legjendën Uejn Runi, me të cilin deri më tani ishin baras me gola.

herri kejn sulmuesi i anglisë

Lini një Përgjigje