
Ish-mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka mbrojtur klubin e katalanasve pas përfshirjes në skandalin e pagesave për gjyqtarët.
Iniesta ka luajtur për 14 sezone me klubin e Barçës, është shprehur me bindje të plotë gjatë një interviste për “RAC 1” se Barça nuk ka blerë kurrë ndonjë gjyqtar apo të ketë kërkuar favore prej tyre.
“Jam plotësisht i bindur se Barça nuk ka blerë asnjëherë asnjë arbitër. Unë kurrë nuk kam parë apo dëgjuar ndonjë gjë të çuditshme”, tha ish-lojtari i Barçës.
Ineista ka vlerësuar dhe ecurinë e klubit në La Liga, duke theksuar se e kanë gjithçka në duart e tyre duhet të jenë të përqendruar në lojë.
“E kanë gjithçka në dorën e tyre, por nuk duhet të relaksohen”, tha ai.
Vitet e fundit, Barcelona ka kaluar nga skandali në skandal. Kur duket se zjarri i një skandali është shuar, shfaqet një tjetër.E fundit ka qenë pagesa e 1.4 milion eurove për Enriquez Negreira për raportet teknike kur ish-arbitri ishte nënkryetar i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve. Barcelona është mbrojtur duke argumentuar se të gjitha klubet e mëdha kanë raporte arbitrazhi, por fakti që këto raporte janë kryer nga kompania e një drejtori dhe shumat e paguara kanë ngritur shumë dyshime.
Ka pasur shumë raste skandaloze. Nga ryshfetet e Jose Luis Nunez te inspektorët e taksave për të favorizuar kompanitë e tij, e cila përfundoi me ish-presidentin në burg, te nënshkrimi i Neymarit, për të cilin klubi dhe drejtuesit e tij kanë kaluar dy procedura ligjore (njëra prej të cilave është ende e hapur), çështja e spiunazhit të Barcagate, veprimi i përgjegjësisë së Laportës, biznesi i Gerard Pique me Superkupën në Arabinë Saudite dhe së fundmi mosmarrëveshjet e klubit me La Liga.
Lini një Përgjigje