TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Mars 2023, 16:45

Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Gjeorgji, xhudistja kosovare humbet në finale

Shkruar nga Pamfleti

Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Gjeorgji, xhudistja

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Shqiptarja e ka nisur mirë ditën duke fituar ndeshjet nga raundi i dytë deri në finale në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Pejania fitoi përballjen e parë ndaj Sharne Grisel për të kaluar në çerekfinale, ku u përball me belgen Amber Ryheul, të cilën e mposhti pa shumë vështirësi për të kaluar në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, Distria arriti të mposhtë me ‘ippon’ gjermanen Masha Ballhojs për të siguruar finalen e madhe. Në përballjen e fundit të kategorisë deri në 52 kilogramë, kampionia e Kosovës u ndesh me Dijora Keldijorova nga Uzbekistani, të cilën nuk arriti ta mposhtte.

Kështu, Distria pas kësaj humbje u desh të mjaftohej me medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Tbilisit.

distria krasniqi xhudistja kosovare

Lini një Përgjigje