TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Gusht 2025, 20:02

Zbulohet lëvizja e fundit e dhëndrit shqiptar, Karim Adejemi ndjek CR7 dhe Lamin Jamal

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet lëvizja e fundit e dhëndrit shqiptar, Karim Adejemi ndjek CR7

Karim Adejemi ka ndryshuar përsëri agjentin e tij, duke iu bashkuar yjeve globalë Kristiano Ronaldo dhe Lamin Jamal, me kalimin tek agjencia e Horge Mendes.

Një raport konfirmoi të premten se Adejemi ka ndryshuar përsëri përfaqësimin e tij, duke shënuar kalimin e tij të tretë të agjencisë brenda vetëm 12 muajve. 23-vjeçari tani ka nënshkruar me super-agjentin e njohur portugez Mendes.

Mendes, një nga figurat më ndikues në futbollin botëror, përfaqëson një numër lojtarësh elitë duke përfshirë Ronaldon, Jamalin, Vitinjan, Ruben Dias dhe Bernardo Silvan. Me këtë lëvizje, Adejemi i bashkohet një grupi ekskluziv të yjeve globalë. Ky ndryshim i fundit vjen vetëm disa muaj pasi Adejemi iu bashkua agjencisë gjermane ROOF në shkurt 2025.

karim adejemi

Lini një Përgjigje