TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Gusht 2025, 17:17

CR7 duhet të presë për të fituar trofeun e parë me Al Nassr, por del nga finalja me një rekord të jashtëzakonshëm

Shkruar nga Pamfleti

CR7 duhet të presë për të fituar trofeun e parë me Al

Kristiano Ronaldo duhet të presë akoma për të fituar dhe festuar trofeun e parë me Al-Nassr. Në finalen e sotme për Superkupën e Arabisë Saudite mes Al-Nassr dhe Al-Ahli, koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2. Fituesi u vendos nga pika e bardhë e penalltive, aty ku futbollistët e Al-Ahli nuk gabuan asnjë.

Edhe pse i trishtuar për humbjen e sotme, CR7 ka vendosur një rekord të jashtëzakonshëm. Portugezi hapi serinë e golave për ndeshjen e sotme, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 41 dhe duke u bërë kështu futbollisti i vetëm në histori që ka shënuar 100 ose më shumë gola me 4 ekipe në 4 liga të ndryshme.

Te Mançester Junajtid, Ronaldo shënoi 145 gola, te Reali i Madridit 451 gola, te Juventusi 101 gola dhe tek Al-Nassr, 100 gola deri tani. Pavarësisht se nuk arriti dot të fitonte trofeun, Ronaldo mund të ngushëllohet me këtë rekord që nuk e ka askush tjetër përveç tij në gjithë historinë e futbollit.

Kristiano Ronaldo duhet të presë akoma për të festuar trofeun e parë tek Al-Nassr.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez al nassr

Lini një Përgjigje