
Jemi në javën e fundit të muajit gusht dhe për pak ditë do të nisë dhe grumbullimi i Kombëtareve për ndeshjet e muajit shtator. Në listën e Kombëtares U-21 do të ketë risi.
Alban Bushi do të ketë pjesë të skuadrës një 21-vjeçar. Bëhet fjalë për Xhezahir Avduli, i cili ka vendosur të “braktis” Maqedoninë e Veriut për të përfaqësuar fanelën kuqezi.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi ku luan shqiptari. Avduli luan me Arsimin në elitën e futbollit maqedonas.
Ndërkohë kujtojmë se Shqipëria U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore në muajin e ardhshëm. Saktësisht më 5 shtator ndaj Gjermanisë dhe 3 ditë më pas ndaj Zvicrës.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje