
Pas triumfit kundër Bërnlit në javën e parë të Premier Ligës, Totenhemi ka arritur fitoren e dytë në po kaq ndeshje në kampionatin anglez. “Spërsat” kanë triumfuar me rezultatin e pastër 0-2 kundër Mançester Sitit në “Etihad”.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me Sitin që dominoi qarkullimin e topit dhe kërkoi menjëherë golin me Omar Marmush, i ndalur nga Vikario në minutën e 28.
Megjithatë, ishin londinezët që shënuan të parët. Në minutën e 35, Riçarlison krosoi në zonë, topi kaloi nga këmbët e Kudus dhe përfundoi te Brenan Xhonson, i cili me të djathtën mposhti portierin Traford. Fillimisht arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje, por pas verifikimit në VAR, goli u konsiderua i rregullt
Mançester Siti reagoi me Haland dhe Marmosh, por mbrojtja e Totenhemit rezistoi me Romero e Bentankur, vendimtarë në duele. Në minutën e 42 pati një moment tensioni kur Pedro Porro u dëmtua dhe u detyrua të dilte për pak çaste nga fusha.
E teksa pritej mbyllja e pjesës së parë, erdhi “shokimi” i dytë për “qytetarët”. Në minutën e 45+2, pas një goditjeje këndi nga Kudus, portieri Traford gaboi në nisjen e aksionit me këmbë dhe Zhoao Palhinja përfitoi duke shtyrë topin në rrjetë, nga afër. Goli i dytë i Totenhemin elektrizoi sektorin e tifozëve londinezë.
Statistikat tregojnë dominim të lehtë në zotërimin e topit për Sitin (56% kundrejt 44%), por efikasitet maksimal nga ekipi londinez, që shfrytëzoi në mënyrë perfekte dy mundësitë më të mëdha.
Lini një Përgjigje