
Dinamo aktualisht është e fokusuar vetëm te dueli i kthimit në Ligën e Konferencës. “Blutë” e Ilir Dajës do të luajnë ditën e enjte në “Air Albania” ndaj Jegiellonias, ku mes tyre do të bëjnë llogaritë e kualifikimit.
Dueli i parë mes tyre fatkeqësisht ka përfunduar 3-0 në favor të polakëve, me dinamovitët që në kryeqytet do të synojnë një tjetër mrekulli si ajo ndaj Hajdukut të Split. Te Dinamo ka shpresa dhe klubi iu bën thirrje tifozëve për mbështetje.
“90 minuta shpresë, të gjithë bashkë për Dinamon”, shkruan klubi, ndërsa publikon edhe axhendën e kësaj ndeshjeje.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje