
Kanë përfunduar 3 ndeshjet e programuara në orën 16:00 në Premier Ligë. Bërnli ka marrë fitoren e parë për këtë sezon të ri, pasi mposhti në shtëpi 2-0 Sandërlendin.
Goli i parë i takimit u shënua nga Kulen në fillim të pjesës së dytë. Në fund të takimit Xhejdon Entoni vulosi fitoren 2-0 me golin e tij. Armando Broja i transferuar nga Çelsi te Bërnli, nuk është ende gati dhe për të dytën ndeshje resht nuk është grumbulluar. Në anën tjetër, Granit Xhaka pavarësisht humbjes, ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë.
Në dy sfidat e tjera, po ashtu fituan ekipet vendase. Bërnmuthi fitoi 1-0 ndaj Ullverhempton me golin e Tavernier në minutën e 4. Thuajse gjithë pjesën e dytë, miqtë luajtën me një lojtar më pak, pasi mbrojtësi i krahut, Toti, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 49. Brentfordi fitoi 1-0 ndaj Aston Vilës, vendsoi goli i Utara Da në minutën e 13. Në 18:30, Arsenali përballet në “Emirates” me Lidsin.
Lini një Përgjigje