TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Nëntor 2025, 21:07

Zabaleta shpjegon vendimin e Silvinjos pse aktivizoi nga minuta e parë Hoxhën dhe jo Uzunin

Shkruar nga Pamfleti

Zabaleta shpjegon vendimin e Silvinjos pse aktivizoi nga minuta e parë

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Pablo Zabaleta shpjegoi vendimin e Silvinjos për të lënë në stol Uzunin dhe futur në fushë Arbër Hoxhën si titullar kundër Andorrës.

'Sot luajmë kundër një skuadre që mbrohet shumë mirë dhe mbyll hapësirat. Hoxha është një anësor i mirëfilltë, qendron në linjë, gjithmonë duke pritur për topin, të shkojë 1 kundër 1. Është në formë të mirë, edhe në klubin e tij. Kemi shumë besim tek ai, për këtë e kemi zgjedhur sot për ndeshjen.

Medon Berisha? Ne duhet të respektojmë Andorrën dhe veten. Asllani dhe Shehu kanë luajtur për shumicën e ndeshjeve, kanë bërë shumë mirë të dy. Jemi shumë të lumtur si Medon Berisha po luan me Leçen së fundmi. Po shkëlqen. Jemi shumë të lumtur që e kemi, sot kemi lojtarë në pankinë që mund të kenë impakt në lojë nëse na duhen për pjesën e dytë", tha mes të tjerash argjentinasi për Supersport.

pablo zabaleta ndihmësi i silvinjos

Lini një Përgjigje