
Kanë përfunduar disa prej ndeshjeve të javës së 30-të në Bundesligë, me rezultate që ndikojnë si në garën për mbijetesë ashtu edhe në objektivat europiane.
Volfsburgu ka regjistruar fitoren e parë pas 12 javësh, duke marrë një sukses të rëndësishëm 1-2 në transfertë ndaj Unionit të Berlinit. Ky trepikësh i jep skuadrës një shpresë të re në luftën për mbijetesë. Nga ana tjetër, trajnerja e re e Unionit të Berlin, Mari-Luiz Eta, e ka nisur aventurën e saj me humbje.
Në një tjetër përballje të rëndësishme, Hofenhejmi ka mposhtur 2-1 Borusian e Dortmundit, në një ndeshje ku në fushë u aktivizuan tre lojtarë shqiptarë. Për vendasit, Andrei Kramariç shënoi nga pika e penalltisë në pjesën e parë. Dortmundi barazoi në fund të kohës së rregullt me Serhu Guirasi, por në minutat shtesë Kramariç realizoi sërish nga penalltia, duke i dhënë fitoren Hofenhejmit.
Pas kësaj humbjeje, Dortmundi mbetet në vendin e dytë me 64 pikë. Titulli mund të vendoset në varësi të rezultatit të Bajernit të Mynihut ndaj Shtutgartit: nëse Bajerni fiton ose barazon, shpallet matematikisht kampion. Ndërkohë, Hofenhejmi renditet i gjashti me 54 pikë, duke mbetur në garë për një vend në Champions League.
Leverkuseni është mposhtur në shtëpi 1-2 nga Augsburgu, një rezultat që i komplikon objektivin për zonën Champions. Ndërkohë, Verder Bremen ka fituar 3-1 ndaj Hamburgut.
Lini një Përgjigje