
Arman Durmishi vijon të tregojë formë të mirë me Juventusin U-20 në kampionatin Primavera, duke qenë një nga pikat më të forta të skuadrës në repartin ofensiv.
Në përballjen ndaj Fiorentinës U-20, e përfunduar me rezultatin 1-2 në favor të kundërshtarëve, ishte pikërisht sulmuesi shqiptar ai që zhbllokoi takimin. Durmishi realizoi në minutën e 29-të, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm ekipit të tij.
Ky ishte goli i dhjetë për të në kampionat, çka e konsolidon si realizuesin më të mirë të Juventusit U-20 në këtë sezon. Në total, 17-vjeçari ka shënuar 13 gola në të gjitha kompeticionet gjatë këtij edicioni.
Pavarësisht humbjes së skuadrës, paraqitjet e Durmishit konsiderohen pozitive, ndërsa pritshmëritë për zhvillimin e tij mbeten të larta.
Lini një Përgjigje