TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Prill 2026, 15:59

Kompani i “uli hundën” Realit në Champions, rikthehet në vëmendje një episod nga Shqipëria për trajnerin e Bajernit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kompani i “uli hundën” Realit në Champions, rikthehet

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Vinsent Kompani, është kthyer në një nga emrat më të përfolur në mediat ndërkombëtare, pas suksesit të skuadrës së tij ndaj Realit të Madridit në çerekfinalet e Champions League. Bavarezët arritën të fitojnë të dyja përballjet, duke thyer një “tabu” historike në ndeshjet me klubin spanjoll.

Gjatë këtij sezoni, Bajerni paraqitet si një nga skuadrat më të forta në Evropë. “Rekordmenët” e Gjermanisë vijojnë të jenë në garë për të fituar tripletën, një arritje që do t’i rikthente në majën e futbollit evropian.

Në gjysmëfinalet e Champions League, bavarezët do të përballen me PSG-në, në një duel që pritet të jetë vendimtar për rrugëtimin drejt finales. Pritshmëritë janë rritur ndjeshëm pas eliminimit të Realit të Madridit.

Në të njëjtën kohë, në rrjetet sociale po qarkullon një video e vjetër e Vinsent Kompani gjatë një vizite në Shqipëri në vitin 2021. Në atë periudhë, ai drejtonte Anderlehtin.

Skuadra belge u përball me Laçin në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, në stadiumin “Elbasan Arena”. Në pamjet e publikuara, shihet trajneri shqiptar Shpëtim Duro duke biseduar dhe dhënë udhëzime për Kompani, i cili e dëgjon me vëmendje.

Në atë kohë, Duro ishte trajner i Laçit, ndërsa më herët kishte drejtuar edhe Partizanin.

vinsent kompani trajneri i bajernit

Lini një Përgjigje