
Stavro Pilo ishte një nga lojtarët më të dalluar të AEK-ut në çerekfinalet e Ligës së Konferencës, edhe pse skuadra greke nuk arriti të sigurojë kualifikimin për në gjysmëfinale. Fitorja 3-1 në ndeshjen e kthimit në Greqi rezultoi e pamjaftueshme, pasi AEK-u kishte pësuar humbje 3-0 në takimin e parë në transfertë.
Performanca e Pilos nuk kaloi pa u vënë re. Platforma e specializuar “Sofascore” e përfshiu atë në formacionin më të mirë të çerekfinaleve të kthimit në këtë kompeticion. Lojtari kontribuoi me një asist dhe qendroi në fushë për 85 minuta, duke qenë një nga elementët më aktivë në repartin ofensiv.
AEK-u tregoi një paraqitje më të mirë në ndeshjen e kthimit, veçanërisht në repartin mbrojtës, ku skuadra u shfaq më e organizuar krahasuar me sfidën e parë. Në këtë takim ishte titullar edhe portieri Thomas Strakosha.

Lini një Përgjigje