TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Prill 2026, 17:28

Besëlidhja shpallet kampione e Grupit A, lezhjanët ngjiten zyrtarisht në Kategorinë e Parë

Shkruar nga Pamfleti

Besëlidhja shpallet kampione e Grupit A, lezhjanët ngjiten zyrtarisht

Besëlidhja ka siguruar zyrtarisht titullin kampion të Grupit A në Kategorinë e Dytë për sezonin aktual, duke garantuar njëkohësisht edhe ngjitjen në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm.

Skuadra lezhjane kishte konsoliduar më herët vendin e parë në renditje, ndërsa sezonin e mbylli me një fitore 2-0 përballë Naftëtarit. Takimi i fundit u zhvillua në stadiumin “Bashkim Sulejmani” dhe shërbeu si konfirmim i dominimit të Besëlidhjes gjatë gjithë kampionatit.

Në përfundim të ndeshjes u organizua ceremonia zyrtare e dorëzimit të trofeut për fituesin e Grupit A. Kupa iu dorëzua ekipit lezhjan nga ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Kristaq Mile.

Ky sukses shënon rikthimin e Besëlidhjes në Kategorinë e Parë, pas një sezoni të qendrueshëm dhe rezultateve pozitive në Kategorinë e Dytë.

 

besëlidhja s skuadra lezhjane kategoria e dytë

Lini një Përgjigje