Tashmë është zyrtare, Shkëlzen Gashi ka vendosur t’i japë fund futbollit të luajtur, duke “varur këpucët në gozhdë”. Lajmi u konfirmua nga vetë 34-vjeçari nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”.
“Ka ardhur koha t’ju them se kapitulli i futbollit po mbyllet për mua dhe do t’i jap fund karrierës time aktive pas këtij sezoni. Dëshiroj të falënderoj klubet dhe bashkëlojtarët e mi për shumë momente të paharrueshme dhe suksese të mëdha. Një falënderim shumë i madh shkon për familjen dhe miqtë e mi për mbështetjen e madhe. Unë jam duke pritur shumë për të ardhmen dhe gjithçka që vjen”, shkroi Gashi.
Kujtojmë që Gashi u aktivizua 17 ndeshje me fanelën e Kombëtares shqiptare, ku shënoi një gol, atë ndaj Armenisë në “Elbasan Arena”. Momenti i artë i sulmuesit në karrierën e tij ka qenë kur u shpall golashënuesi më i mirë i edicionit të vitit 2014 dhe 2015 në Superligën e Zvicrës.
Në vitin 2013, Gashi fitoi Kupën e Zvicrës me Grashopperin, kurse në vitin 2015 u bë kampion në Superligën e Zvicrës me Bazelin.
Gashi, që aktualisht është pjesë e Aaraut në ligën e dytë të futbollit helvet, karrierë ka bërë edhe te Belinzona, Shafauseni, Ksamaksi e Zyrihu në Zvicër, kurse në ligën MLS në SHBA, ishte pjesë e skuadrës Kolorado Rapids.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje