
Kupa e Botës e fundit është zhvilluar në Katar duke revolucionarizuar plotësisht traditën. Tani në vitin 2026 do të luhet në tre vende, si Kandaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me numrin e skuadrave pjesëmarrëse që do të shkojë nga 32 në 48.
Shumë shpejt do të njihet edhe vendi/vendet për Kupën e Botës të vitit 2030, por mund të ketë risi të rëndësishme pas zhvillimeve të fundit negative. Një situatë që duhet monitoruar me kujdes me lajmet që kanë bërë xhiron e botës.
Diçka do të duhet të ndryshojë në të ardhmen duke parë se deri më tani nuk janë marrë masat vendimtare për të luftuar fenomenin e racizmit. Një nga vendimet që mund të merret mund të jetë i bujshëm.
Në La Liga, në fakt, janë të shpeshta episodet e racizmit me protagonist Vinisius Zhunior. Sulmuesi brazilian i Realit të Madridit është vënë në shënjestër nga tifozët e çdo skuadre të kampionatit spanjoll: Tani situata ka ardhur në kulm.
Një diskriminim total në futboll me problemin që nuk duhet nënvlerësuar aspak. Vetë Federata Spanjolle e Futbollit nuk ka marrë vendime të forta për ta luftuar këtë fenomen që është përhapur shumë në muajt e fundit.
Sipas “Tuttosport” dhe “The Times”, kandidatura e Spanjës për Botërorin 2030, për shkak të kësaj situate, është në rrezik. Një imazh që duhet ndryshuar menjëherë për të shmangur një përjashtim që do të ishte bujshëm.
Lini një Përgjigje