
Është luajtur java e 18 në Serinë B në Itali, aty ku ishin në fushë dy vëllezërit binjakë Shpendi me skuadrat respektive. Stiven Shpendi ishte në fushë për 90 minuta me Empolin, teksa nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 përballë Frosinones.
Sulmuesi 22-vjeçar jo vetëm që nuk shënoi, por mori edhe notën me të ulët të ndeshjes, 5.6, sipas “Flashscore”. Në fushë me Çezenën zbriti edhe Kristian Shpendi.

Edhe për të rezultoi një ditë “JO”, duke mos lënë “gjurmë” në humbjen 0-2 kundër Katanzaros. Kristian Shpendi nuk shkoi më shumë se nota 5.5, më i dobëti i sfidës.
Nga binjakët Shpendi, Kristian ka bërë debutimin nën urdhërat e Silvinjos në shtator të këtij viti, kurse Stiven vazhdon të jetë pjesë e Shqipërisë U-21.

Lini një Përgjigje