TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Dhjetor 2025, 21:13

Tre gola në 3 ndeshjet e fundit, sulmuesi që “tradhtoi” Shqipërinë për Maqedoninë e Veriut ia bën ‘bum’ në Turqi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tre gola në 3 ndeshjet e fundit, sulmuesi që “tradhtoi”

Sivaspori ka marrë fitoren e radhës në Ligën e Parë turke. Ata mposhtën në javën e 19 Bandirmasporin me shifrat 2-0. Sulmuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut Valon Ethemi shënoi golin e 2 të ndeshjes.

Në 3 takimet e fundit, 28-vjeçari numëron 3 gola me Sivasporin, tregues i formës mbreslënëse. Vlen të përmendet se Ethemi është “produkt” nga akademia e Dinamos, ndërsa bëri “bujë” me Kukësin.

Më pas zgjodhi të luaj në Turqi, ndërsa aktualisht është i huazuar te Sivaspori. Në vitin 2018, Valon Ethemi bëri debutimin me Shqipërinë U-21, por më pas vendosi të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut, me të cilët numëron 4 ndeshje.

valon ethemi sivaspor sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje