TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Dhjetor 2025, 20:29

“Kam dhimbje te dhëmbët, nuk rashë kot përtokë”, Ylber Ramadani shpërthen ndaj Niko Paz: Më goditi me grusht, goli i parregullt

Shkruar nga Pamfleti

“Kam dhimbje te dhëmbët, nuk rashë kot

Ylber Ramadani u shpreh i zhgënjyer me gjykimin, pas humbjes së Leçes ndaj Komos. Ekipi i Ramadanit u mposht 0-3 nga Komo, ndërsa mesfushori shqiptar ka pretendime për golin e parë. Aty ku Niko Paz e goditi me grusht.

Di Françesko është i zemëruar?Është e vërtetë, sepse e ndryshon rrjedhën e ndeshjes. Ata shënojnë gol pas atij episodi. Unë nuk bie përtokë kot, ende kam dhimbje te dhëmbët. Shihet qartë që më godet me grusht. Kundër Lacios, Rikardo nuk e prek lojtarin e tyre, ai u hodh përtokë dhe u dha faull. Duhet të shikojnë mirë. Unë nuk bie përtokë sepse dua të bie. Jemi të zemëruar sepse e ka orientuar ndeshjen. Pastaj, deri te goli i dytë, ishim aty. Ishte momenti ynë më i mirë. Unë prisja të shënoja gol.

Ne duhej të ishim më kompaktë për të mos pësuar gol, por episodet e vendosin ndeshjen. Nuk dua ta komentoj ndeshjen, por për mua ishte një faull i pastër.

U vumë në vështirësi. Ata luajnë mirë futboll, por ne ishim aty, nuk u tërhoqëm. Deri te goli i dytë ishin në vështirësi.

Duhet të jemi më kompaktë dhe të mos jemi të çrregullt. Skuadrat e forta në fushë të hapur të ndëshkojnë. Duhet të jemi të bashkuar në fushë”, u shpreh Ramadani pas ndeshjes.

 

ylber ramadani mesfushori shqiptar leçe

Lini një Përgjigje