
Liverpuli e ka mbyllur vitin me fitore, duke mposhtur 2-1 Ullverhempton në “Anfield Road”, për javën e 18 në Premier Ligë. Fillimisht Rajan Gravenbersh zhbllokoi shifrat pas asistit fantastik të Zheremi Frimpong. Një minutë më pas, Florian Uirc shënon golin e parë me fanelën e Liverpulit. Gjermani gjeti rrjetën pas një asisti të mrekullueshëm të Hugo Ekitike.
Miqtë e nisën shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur avantazhin me Santiago Bueno, i cili shënoi në minutën e 51 pas topit të ardhur nga goditja e këndit. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, Liverpuli fiton 2-1 dhe renditet në vendin e 4 me 32 pikë, Ullverhempton mbetet në fund me vetëm dy pikë.
Arsenali ka marrë fitoren e tretë radhazi, duke fituar në shtëpi 2-1 ndaj Brajtonit. Londinezët gjetën avantazhin në minutën e 14, falë golit të bukur të Martin Odegard. Norvegjezi shënoi me një goditje të bukur me të majtën në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Bukajo Saka. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për “Topçinjtë”.
Në fillim të pjesës së dytë, Xheorxhino Ruter i pafat dërgoi me kokë topin në portën e tij, pas krosimit të Deklan Rajs nga goditja e këndit. Diego Gomez ngushtoi shifrat për miqtë në minutën e 63, mesfushori paraguajan u tregua i vëmendshëm, duke dërguar në rrjetë topin e përplasur në shtyllë nga goditja e shokut të tij të skuadrës.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, falë edhe super paraqitjes së David Raja në portë. Arsenali fiton 2-1 dhe rimerr vendin e parë me 42 pikë, dy pikë më shumë se Mançester Siti i vendit të dytë. Brajtoni mbetet në vendin e 12 me 24 pikë. Në ndeshjen tjetër, Bërnli barazoi pa gola në shtëpi ndaj Evertonit. Armando Broja titullar, por nuk gjeti dot rrjetën.
Bërnli i Armando Brojës barazoi pa gola në shtëpi ndaj Evertonit. Pavarësisht se ekipi i sulmuesit shqiptar u shfaq dominues në pjesën më të madhe të sfidës, duke regjistruar 16 gjuajtje në total, shënjestra la për të dëshiruar, pasi asnjë nga gjuajtjet nuk shkoi në kuadrat.
Broja zhvilloi një paraqitje deri diku të kënaqshme, ku në situata të ndryshme i hapi probleme mbrojtjes kundërshtare, ndërkohë që u zëvendësua nga trajneri në minutën e 88, duke i lënë vendin Fleming. Ky ishte barazimi i tretë për Bërnlin në 18 javë, teksa renditen në vendin e 19 me 12 pikë.
Në ndeshjet e tjera, Fulhami fitoi në transfertë derbin e vogël londinez ndaj Uest Hemit, falë golit të Raul Himenez në minutën e 85. Brentfordi fitoi në shtëpi 4-1 ndaj Bërnmuthit.
Lini një Përgjigje