TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Dhjetor 2025, 15:31

Rei Manaj “heroi” i Shqipërisë, sulmuesi kuqezi i dhuron fanelën e golit në Leskovc djaloshit të talentuar (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj “heroi” i Shqipërisë, sulmuesi kuqezi i dhuron

Rei Manaj është padiksutim “heroi” i Shqipërisë. Sulmuesi lushnjar ngriti “peshë” zemrat e shqiptarëve me golin në Leskovc në fitoren 1-0 që Kombëtarja shqiptare arriti ndaj Serbisë.

E padiksutim që fanela e Manajt është një nga më të dëshiruarat nga të gjithë. Fatlumi është një djalosh i vogël, i cili është mjaft i talentuar në futboll dhe ky pritet që në të ardhmen të jetë mjaft protagonist.

Bëhet fjalë për Luan Hasani, i cili është vetëm 3 vjeç dhe pasioni i tij për futbollin është i jashtëzakonshëm. Pavarësisht moshës së vogël, veprimet me topin do t’i kishin zili edhe “yjet” botërorë.

Dhe pikërisht 3-vjeçari ka fatin të ketë fanelën e Manajt, ku sulmuesi së bashku me zyrtarin e FSHF-së, Fatjon Kodrën ia kanë dhuruar, duke e gëzuar padiksutim jashtë mase.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Luan Hasani (@iamluan.10)

rei manaj sulmuesi kuqezi

Lini një Përgjigje