TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Dhjetor 2025, 11:54

Lufta për kreun e Premier League, sfida të forta këtë fundjavë

Shkruar nga Pamfleti

Lufta për kreun e Premier League, sfida të forta këtë

Premier League sjell këtë fundjavë ndeshje emocionuese, ku Aston Villa do të ketë një sfidë të vështirë në fushën e Chelsea të shtunën. Ndeshja fillon në orën 18:30 dhe pritet të jetë vendimtare për renditjen në tabelë.

Skuadra e trajnerit Unai Emery renditet e treta me 36 pikë, ndërsa Chelsea dhe Liverpooli, në vendin e 4 dhe të 5, kanë nga 29 pikë secili. Aston Villa është në formë të jashtëzakonshme, duke regjistruar 10 fitore rresht në të gjitha garat, një arritje që nuk e ka pasur që nga viti 1994. Lojtari më në formë aktualisht është Morgan Rogers, i cili ka qenë i përfshirë në 11 gola në 15 ndeshjet e fundit.

Në krye të tabelës mbetet Arsenali me 39 pikë, dy më shumë se Manchester City. Për të ruajtur vendin e parë, “topçinjtë” duhet të triumfojnë ndaj Brightonit të shtunën në orën 16:00, ndërsa City i Pep Guardiolës viziton Nottingham Forest në orën 13:30.

Liverpooli, që ka pësuar humbje me lëndimin e Alexander Isakut, do të luajë në orën 16:00 me Wolverhamptonin, skuadrën e fundit në renditje me vetëm dy pikë. Për “Reds”-at do të mungojë edhe sulmuesi Mohamed Salah, i angazhuar në Kupën e Kombeve të Afrikës me Egjiptin.

Këto ndeshje i përkasin javës së 18-të të elitës së futbollit anglez, dhe premtojnë emocione të forta për tifozët e Premier League këtë fundjavë.

premier league arsenal liverpool chelsea

Lini një Përgjigje