TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Dhjetor 2025, 20:18

“E urrej Argjentinën”, nuk përmbahet ish-sulmuesi i Francës: Uroj të fitojmë yllin e tretë në ndeshjen e fundit të Mesit

Shkruar nga Pamfleti

“E urrej Argjentinën”, nuk përmbahet ish-sulmuesi i

Xhibril Cise, ish-sulmuesi i njohur francez, uron me zemër që Franca të hakmerret në Botërorin 2026 ndaj Argjentinës, duke e mundur në finale, për të mbyllur në këtë mënyrë karrierën ndërkombëtare të Lionel Mesit.

Gazeta “L’Equipe” kishte përgatitur në faqen e saj në internet një emision special për të kujtuar trevjetorin e finales së Botërorit 2022, atë ku Franca u mund nga Argjentina pas një ndeshjeje të jashtëzakonshme që u mbyll vetëm me penallti. Cise, nuk është përmbajtur në komentin e tij ndaj argjentinasve, teksa shihte edhe një herë pjesë të ndeshjes.

Pasi pashë këtë klip, jam i tërbuar. Ndjej një urrejtje të madhe ndaj tyre. Është e qartë që sot janë armiku ynë kryesor. Unë dua që të fitojmë yllin tonë të tretë në ndeshjen e fundit të Mesit në Botëror. Kemi 2 apo 3 hesape pa larë me Argjentinën”, tha ai, duke u ndalur më pas edhe te festimet e tepruara të kundërshtarëve pas asaj fitoreje.

Atij më shumë nuk i pëlqyen koret e Enzo Fernandez në adresë të lojtarëve francezë, teksa i kritikoi disa prej tyre. “Nuk arrij ta kuptoj se si shokët e tij të skuadrës franceze te Çelsi ia falën një gjë të tillë”, tha ish-sulmuesi i njohur, i cili ka luajtur 41 ndeshje me Francën, duke shënuar 9 gola.

xhibril cise ish-sulmuesi i francës

Lini një Përgjigje