TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Dhjetor 2025, 18:53

Pas Espanjolit, edhe Majorka i “fut shkelmin” Marash Kumbullës

Shkruar nga Pamfleti

Pas Espanjolit, edhe Majorka i “fut shkelmin” Marash Kumbullës

Marash Kumbulla po luan këtë sezon i huazuar, nga Roma te Majorka në LaLiga. Ky është huazimi i dytë në kampionatin spanjoll, pasi sezonin e shkuar luajti me fanelën e Espanjolit.

Këta të fundit refuzuan ta blinin dhe sipas mediave spanjolle, të njëjtën gjë po mendon edhe Majorka. Klubi i La Ligës ka të drejtën e blerjes për 8 milionë euro, shumë e cila duket e lartë.

Kumbulla mund të kthehet te Roma madje që në janar, edhe pse gjasat janë të mëdha që kjo të ndodhë në verë. Megjithatë, pritet të shihet nëse 25-vjeçari shqiptar do të ndryshojë ambient gjatë dimrit. 

Kujtojmë se këtë sezon, Kumbulla ka marrë pjesë në 7 ndeshje me Majorkën, me një total prej 396 minutash.

marash kumbulla mbrojtësi i kombëtares shqiptare majorka

Lini një Përgjigje