TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Dhjetor 2025, 16:42

Anis Mehmeti i tepërt për Silvinjon, sulmuesi shqiptar i dërgon “SMS” brazilianit me një supergol (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Anis Mehmeti i tepërt për Silvinjon, sulmuesi shqiptar i dërgon

Anis Mehmeti nuk di të ndalet në Angli. Sot për Bristol Sitin ishte pikërisht ai, që zhbllokoi takimin në transfertën e Uest Brom.

Mehmeti i shtangu të gjithë në minutën e pestë. Mbrojtja kundërshtare ishte e vendosur mirë, për këtë askush nuk priste që të provonte nga distanca.

24-vjeçari e bëri të duket një gol mjaft i lehtë. Për të ndërkohë ishte goli i shtatë në këtë edicion të Championship, ndërsa numëron edhe gjashtë asistime.

Dhe pse flitet për një ndër lojtarët, që po kalon edicionin e dytë fantastik në Championship, trajneri Silvinjo e shikon të tepërt. Braziliani nuk e fton në Kombëtare që nga viti 2023.

anis mehmeti sulmuesi shqiptar bristol siti

Lini një Përgjigje