TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Dhjetor 2025, 15:58

Zgjerohet skandali i basteve në Turqi/ 29 të arrestuar, mes tyre dhe ish-zëvendëspresidenti i Gallatasarajit

Shkruar nga Pamfleti

Zgjerohet skandali i basteve në Turqi/ 29 të arrestuar, mes tyre dhe

Autoritetet turke kanë zbuluar aktivitetet e një rrjeti të organizuar bastesh të paligjshme dhe kanë reaguar menjëherë, duke vazhduar me një operacion të gjerë me qindra të arrestuar.

Sipas shtypit turk, në 24 orët e fundit janë kryer 29 arrestime të tjera të të dyshuarve që dyshohet se janë përfshirë në këtë rast, gjë që tregon se hetimet janë në kulmin e tyre.

Midis personave të arrestuar janë emra të njohur në futbollin turk, si ish-zv-presidenti i Gallatasarajit, Erden Timur, dhe nënkryetari i Ejupspor, Fatih Kulaksiz. Skandali ka shkaktuar tronditje në botën e sportit në Turqi, me zhvillime që priten të jenë të shpejta në ditët në vijim.

Në detaje, njoftimi i Zyrës së Prokurorit Publik thotë:

"Në kuadër të hetimit të kryer nga Zyra e Prokurorit Publik të Republikës së Turqisë dhe i njohur për publikun si "Hetimi i Basteve në Futboll":

Bazuar në informacionin e marrë nga MASAK (Shërbimi i Luftës Kundër Krimit Ekonomik) dhe nga platformat ligjore të basteve, hetimet në burime të hapura, vendimet e Komitetit Disiplinor të Futbollit (PFDK), analizat HTS (të dhënat e telekomunikacionit) dhe shqyrtimin e provave dixhitale të sekuestruara në dy operacione të mëparshme, dolën në pah sa vijon:

-7 të dyshuar që janë të lidhur me një person tashmë të ndaluar nga operacionet e mëparshme dhe vlerësohet se kanë kryer transaksione të dyshimta financiare që lidhen me objektin e hetimit.

-6 të dyshuar që kanë vënë baste në ndeshjen Kashimpasha - Samsunspor (26/10/2024) që konsiderohet se ka ndikuar në rezultat.

-1 i dyshuar, një punonjës i TFF, shqyrtimi i llogarisë bankare të të cilit zbuloi transaksione të dyshimta financiare dhe një llogari bastesh.

-1 i dyshuar, një ish-zv-president i Gallatasarajit (Erden Timur), për të cilin ekzaminimi i llogarisë bankare zbuloi një shkelje të Nenit 11 të Ligjit 6222, si dhe të Ligjeve 5549 dhe 7258, me transaksione të dyshimta financiare të ndërlidhura.

-14 futbollistë që vunë baste në një mënyrë që mund të ndikonte në rezultatin e një ndeshjeje (p.sh., duke vënë bast që kundërshtari të fitojë një ndeshje të ekipit të tyre)”./ “Newsbomb.gr”, përshtati në shqip, “Pamfleti

erden timur zv-presidenti i gallarasarajit skandali i basteve në turqi

Lini një Përgjigje