
Mario Mitaj mund të ndryshojë skuadër që në janar. Këto janë raportimet e fundit nga Al Itihad, pasi në Arabinë Saudite tregojnë se klubi do e shesë mbrojtësin e krahut të majtë.
Informacione të tjera e lidhin largimin e Mitajt me faktin që klubi po punon, për të mbyllur marrëveshjen me Nuno Tavaresh. Mbrojtësi i majtë është i gatshëm të bashkohet me klubin arab nga Lacio.
Për Mitajn ndërkohë nuk do të pritet merkato e verës. Drejtuesit e kanë marrë vendimin tashmë për 22-vjeçarin.
Mbetet për t’u mësuar se sa është shuma që pretendohet për Mitajn. Kontrata e tij deri në vitin 2028 bën që klubi të mos ulë pretendimet. Rreth 5 milionë euro ishte shuma e shpenzuar për huazimin dhe më pas blerjen nga Lokomotiva e Moskës.
????خاص :
— محمد البكيري (@m_bukairy) December 25, 2025
خبر . قد لا يسعد بعض جمهور الاتحاد???? :
وافقت إدارة شركة نادي #الاتحاد على بيع المدة المتبقية ( سنة ونصف ) من عقد ظهير الفريق ، المحترف الألباني ماريو #ميتاي ( 23 سنة ) خلال الفترة الشتوية ، التي تفتح أبوابها مطلع شهر يناير/2026 المقبل . pic.twitter.com/ylLu68an9h
Mitaj mbrojtësi i majtë më i miri ne europe