TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Dhjetor 2025, 18:08

Pas Cikalleshit, një tjetër kuqezi në radhët e Flamurtarit; vlonjatët nisin bisedimet me Armando Sadikun

Shkruar nga Pamfleti

Pas Cikalleshit, një tjetër kuqezi në radhët e Flamurtarit;

E pabesueshme… Pas lajmit për afrimin e Sokol Cikalleshit te Flamurtari, raportohet një lajm tjetër, gjithnjë i lidhur me Kombëtaren kuqezi.

Paraqitjet aspak pozitive të Flamurtarit pas dy fazave të para të sezonit, e kanë detyruar Sinan Idrizin të lëvizë “fuqishëm” në merkato. Presidenti i vlonjatëve tashmë siç dihet prej ditësh vazhdon bisedimet me Sokol Cikalleshin për një rikthim të sulmuesit në Superiore.

Por nëse mendoni se vetëm kavajasi do të jetë goditja e bujshme e kuqezinjve do të gaboheshit “rëndë”. Kjo pasi kreu i Flamurtarit bëhet me dije se është në kontakte edhe më një tjetër ish të Kombëtares shqiptare dhe fjala është për Armando Sadikun.

Elbasanasi aktualisht është te skuadra e AC Belinzona në Zvicër, por tashmë Superiorja është khyer në një tjetër pistë për të. Idrizi do të tentojë ta bindë “heroin” e Shqipërisë në “EURO 2016” në Francë për të veshur fanelën kuqezi të vlonjatëve.

Nëse diçka e tillë do të realizohej, atëherë Flamurtari me Cikalleshin dhe Sadikun do ta kishin zili edhe ekipet e tjera në Shqipëri.

armando sadiku flamurtari

Lini një Përgjigje