TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Dhjetor 2025, 19:15

Ernest Muçi gati të bashkohet me ish-sulmuesin kuqezi, “koloni” shqiptarësh te skuadra e Trabzonsporit

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi gati të bashkohet me ish-sulmuesin kuqezi,

Prej verës së vitit 2023, Milot Rashica është pjesë e Beshiktashit. Superliga turke nuk ishte diçka e re për 29-vjeçarin, pasi në sezonin 2022-2023 u huazua nga Noruiçi te Gallatasaraji.

Aventura e sulmuesit shqiptar të Kosovës nuk i ka përmbushur pritshmëritë te Beshiktashi dhe bardhezinjtë janë gati të pranojnë largimin e tij, nëse vjen oferta e duhur. Media turke “skordanbagimsiz” bën të ditur se Trabzonspori ka shfaqur interesim për lojtarin “Dardan”.

Nëse ndodh, pas “bashkëjetesës” te Beshiktashi, Muçi dhe Rashica do ishin sërish bashkë edhe tek ekipi nga Trabzoni. Për informacion, nga vitin 2016, Milot Rashica bëri debutimin te Shqipëria, por që zgjati vetëm dy ndeshje, pasi vendosi të përfaqësojë Kosovën.  

milot rashica sulmuesi shqiptar trabzonspor

Lini një Përgjigje