TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Dhjetor 2025, 19:36

Skuadra angleze kërkon kontratë të re për të fiksuarin pas risisë së Silvinjos

Shkruar nga Pamfleti

Skuadra angleze kërkon kontratë të re për të fiksuarin

Maldini Kacurri luajti sërish titullar sot për Morekamben, që u mposht me rezultatin 1-2 nga Rochdale. Mbrojtësi i Kombëtares është i huazuar në kategorinë e pestë në Angli, pikërisht te klubi që rrezikon rënien.

Kontrata e huazimit të Kacurrit nga Arsenali përfundon më 2 janar. “Topçinjtë” duhet të marrin një vendim, sa i përket 20-vjeçarit.

Skuadra angleze kërkon kontratë të re për të fiksuarin

Dhe pse u transferua në mesin e shtatorit, Kacurri e shfrytëzoi mjaft mirë periudhën te Morekambe. Kështu mbrojtësi fitoi çmimin si “Lojtari i Muajit” te Morekambe për tetorin dhe nëntorin.

Arsenali duhet të vendosë nëse do të zgjasë huazimin, do e shesë apo do e huazojë te një tjetër klub. Fakt është se risia e Silvinjos në shtatorin e këtij viti do të jetë pa kontratë te Morekambe në vazhdim.

maldini kacurri morekambe sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje