TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Dhjetor 2025, 15:52

Fitorja e 6 radhazi, Mançester Siti “likuidon” Notingamin dhe merr kreun e Premier Ligës

Shkruar nga Pamfleti

Fitorja e 6 radhazi, Mançester Siti “likuidon” Notingamin dhe

Mançester Siti rikthehet i frikshëm në Premier Ligë, teksa mposhti ditën e sotme Notingham Forestin me rezultatin 1-2, duke rrëmbyer përkohesisht kreun.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa gjithçka u vendos në fraksionin e dytë të sfidës. Ishte Tixhani Reijnders në minutën e 48 që kaloi në epërsi Mançester Sitin, para se Omari Hatçinson në minutën e 54 të vendoste ekuilibrat.

Pas golit të barazimit ekipi i Guardiolës shtyu në sulm dhe ia doli të gjente golin me vlerën e tri pikëve, shtatë minuta para fundit me Rajan Çerki. Festa ishte legjitime për miqtë që janë në rrugën e duhur për titullin kampion, ndërsa tanimë presioni është në anën e Arsenalit.

Falë këtij triumfi, Siti zgjati rekordin e pamposhtur të Pep Guardiolës kundër Sean Dyche në 17 ndeshje në Premier Ligë, me 15 fitore dhe 2 barazime të spanjollit.

mançester siti notingam forest premier liga

Lini një Përgjigje